Një studim i Institutit të Kërkimeve Franceze CNRS ka zbuluar shkakun e avullimit pothuajse total të Detit Mesdhe rreth gjashtë milionë vjet më parë, një fenomen që e ktheu atë në një lagunë të madhe kripe.
Rreth 83% e ujit të Mesdheut u avullua, çka shpjegon praninë e mbi një milion kilometra kub depozitash kripe në fundin e detit. Deri tani, shkaku i kësaj tharjeje të plotë ishte një mister, por studimi i ri hedh dritë mbi arsyet.
Duket se ngushtica e Gjibraltari, që lidh Oqeanin Atlantik me Detin e Mesdheut, ka qenë pothuajse e mbyllur për rreth 10,000 vjet, duke mos lejuar kalimin e ujit. Kjo ka shkaktuar avullimin e ujit, por kripa ka mbetur në sipërfaqe, duke formuar një kripore gjigante, shkruan A2 CNN.
“Tërheqja e ujit nga Oqeani Atlantik e transformoi Detin e Mesdheut në një gropë të madhe kripore (para 5,97-5,33 milionë vjetësh),” thotë studimi.
Shkencëtarët zbulojnë pse ndodhi tharja e Detit Mesdhe 6
Kjo ndodhi pasi ngushtica e Gibraltarit ishte mbyllur, ndoshta për shkak të aktiviteteve tektonike të larta. “Gjatë këtij zvogëlimi ekstrem, pjesa lindore e Mesdheut humbi deri në 83% të volumit të tij të ujit, ndërsa disa zona të thella, si Joniku dhe Herodoti, mbetën të mbushura me ujë të kripur,” tregon studimi.
Përfundimisht, rreth 5,3 milionë vjet më parë, besohet se ka ndodhur një përmbytje e madhe, duke i rikthyer ujërat e kripura Mesdheut përmes ngushticës së Gjibraltarit.
jet e flotës së fshehtë të Rusisë, të përbërë nga cisterna të vjetra nafte. Kremlini ka mohuar përfshirjen.
Si pasojë e veprimeve sabotuese në rajon në kohët e fundit, liderët e NATO-s dhe BE-së janë pajtuar për ta nisur një mision vëzhgimi në Detin Baltik.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se “veprime të tilla armiqësore” nuk do të mbeten pa përgjigje, duke premtuar shtimin e pranisë ushtarake të NATO-s në rajon.
Rasti i parë i madh i sabotimit të infrastrukturës ndodhi në shtator të vitit 2022, kur një seri shpërthimesh nënujore shkatërruan tubacionet e gazsjellësit Nord Stream, që ishin ndërtuar për të bartur gazin rus në Evropë. Ende nuk është përcaktuar se çfarë i shkaktoi shpërthimet.
Një gazsjellës nënujore midis Finlandës dhe Estonisë u mbyll në tetor të vitit 2023 pasi u dëmtua nga spiranca e një anije kineze e mallrave.
*Video nga arkivi: Në nëntor, autoritetet finlandeze dhe gjermane njoftuan NATO-n për dëmtimin e dy kabllove nën Baltik. Dëmtimi i tyre dyshohet se u bë përmes akteve të sabotimit
Incidenti më i fundit ndodhi më 26 janar, kur u këput kablloja që lidh telekomunikacionin midis Suedisë dhe Letonisë.
Një muaj më herët, në një tjetër incident, u dëmtuan kablloja elektrik “Estlink 2” dhe katër kabllo të telekomunikacionit që lidhin Finlandën dhe Estoninë.
Kjo ndodhi vetëm disa javë pasi dy kabllo telekomunikimi në ujërat suedeze u këputën më 17-18 nëntor.
Për incidentin e 25 dhjetorit dyshohet “Eagle S”, një cisternë nafte me flamurin e Ishujve Kuk, e cila besohet të jetë pjesë e “flotës së fshehtë” të Rusisë. Hetuesit dyshojnë se kabllot u dëmtuan kur cisterna i tërhoqi ato me spirancën e saj. /REL