“Shkoi vetë në polici”- Gazetari: “Tradhtia” e 1 vajze zbardhi ngjarjen në Shëngjin

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me zbrdhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

I ftuar në Euronews Albania, gazetari i kronikës Igli Çelmeta, tha se personi kyç në zbardhjen e kësaj ngjarjeje është një e njohura e organizatorit Edmond Haxhia.

Sipas gazetarit, vajza ka shkuar me vullnetin e saj në polici dhe ka treguar të gjitha vendet ku organizatori ka takuar 5 shtetasit e huaj që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit.

“Pavarësisht provave të gjetura, shenja të gishtave, dhe pamjeve filmike të sekuestruara, personi kyç në zbardhjen e vrasjes është një e njohura e Edmond Haxhisë, personi që dyshohet se është organizatori i kësaj ngjarjeje. Kjo vajzë ka dhënë dëshminë e saj në polici dhe i ka dhënë të gjitha provat e nevojshme grupit hetimor për të çuar më pas në zbardhjen e grupit të huaj që kreu ekzekutimin.

Vajza ka shkuar vetë në polici dhe ka deklaruar të gjitha vendet ku Edmond Haxhia është takuar me vrasësin portugez dhe 4 shtetasit britanik që organizuan vrasjen e Nikulaj, në ambientet e lokalit të tij në Shëngjin”, tha Çelmeta.