Humbja e jetës së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli” ka tronditur mbarë opinionin publik dhe komunitetin e prindërve dhe të nxënësve.
A2 CNN ishte mëngjesin e sotëm në këtë shkollë, ku edhe pse është një ditë normale mësimi, pjesëmarrja është më pak se 50%. Gazetarja Ornela Joti bisedoi me disa nga nxënëset të cilat do të marrin pjesë në ceremoninë mortore së bashku me mësuesit.
“Na thanë që orët do jenë normale po nuk besoj që do bëjmë mësim. Të gjithë jemi të tronditur. E kishim shok paralele, flisnim me të në korridore, thotë njëra prej tyre”.
Ndërsa një tjetër tregoi e tronditur për A2 CNN momentin pas ngjarjes dhe tha se viktima nuk ishte nxënës problematik edhe pse sipas saj e shanin dhe ziheshin me të, nuk reagonte.
“Sapo kishim mbaruar orën e gjashtë dhe kur nga porta shoh gjak dhe njerëz të tronditur. Shoh shokun e tij që po vraponte për te poliklinika. Të gjithë ishin të tronditur, bërtisnin, qanin, shkonin te poliklinika, se nuk e dinin për shokun dhe vraponin te poliklinika. Kur pamë që ishin zënë. Nuk ka qenë asnjëherë problematik. E shanin, e rrihnin, ziheshin e ka injoruar dhe ai nuk reagonte”.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…