Muharrem Jashari ishte protagonist në ndeshjen e Kosvës me Lituaninë. Sulmuesi mitrovicas shënoi gol në minutën e pestë, ndërsa u përjashtua me të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë. Dhe më pas Kosova vuajti shumë për ta mposhtur Lituaninë.
Të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 1:0 ndaj Lituanisë, që e përfundon edicionin e katërt të Ligës së Kombeve të UEFA-s pa pikë të fituar. Ndërkohë Kosova i ka 12 pikë në vendin e dytë, ndërkohë që ndeshja e ndërprerë me Rumaninë nuk është regjistruar ende. Rumania është e para me 15 pikë.
Ndeshja në stadiumin e mbushur me shikues, nisi shumë mirë për Kosovën. Albion Rrahmani fitoi një top në fushën e kundërshtarit dhe pasoi në zonë për Vedat Muriqin. Muriqi asistoi për Jasharin, që shënoi gol të bukur për 1:0.
Kosova i kishte edhe disa aksione, por loja e saj ishte gjithnjë e më e zbehtë. Dhe në fund të pjesës së parë, Jashari bëri një ndërhyrje të pakontrollouar. Fillimisht arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë. Por më pas u ftua nga VAR-i dhe pas rishikimit të situatës e anuloi kartonin e verdhë dhe e ndëshkoi Jasharin me karton të kuq.
Kështu në gjithë pjesën e dytë Kosova luajti me një lojtar më pak në fushë. Dhe të përzgjedhurit e Franco Fodas vuajtën shumë për ta mbajtur epërsinë 1:0. Aro Muriq kishte shumë punë dhe shfaqi formë të lartë. Ndërkohë në mesin e pjesës së dytë lituanët goditën dy herë shtyllën brenda dy minutave. Por nuk konkretizuan dhe kështu tri pikët u takuan “Dardanëve”.
Kosova me shumë gjasa do të përfundojë në pozitën e dytë në Grupin C2 të Ligës së Kombeve. Dhe do të luaj në plejof. Rumania si fituese e grupit, nëse vendimi i UEFA-s nuk ndryshon gjendjen në tabelë, do të avancojë në Ligën B për edicionin e pestë.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…