Shkon në 89 numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Shqipëri

Koronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 13 raste të reja, 89 në total.

Të dhënat janë dhënë nga Ministria e Shëndetësisë. Rastet e reja vijnë nga 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 43 persona ndodhen në spitalin Infektiv të Tiranës , 4 në terapi intensive.

Deri më tani shpërndarja e virusit është si e mëposhtmja.

• Tiranë 63 qytetarë

• Durrës 6 qytetarë

• Lushnje 2 qytetarë

• Elbasan 2 qytetarë

• Fier 8 qytetarë

• Rrogozhinë 2 qytetarë

• Kavajë 3 qytetarë

• Korçë 3 qytetarë