Shkumbin Demaliaj thotë se ka nisur të besojë se virusi nuk ekziston

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj në seancën ku po diskutohet lidhur me menaxhimin e pandemisë ka kërkuar nga deputetët që të lënë anash akuzat dhe të çojnë përpara ligjin për pandeminë.

Demaliaj, madje ka ironizuar duke thënë se ka filluar të besojë se koronavirusi nuk ekziston, e kjo për shkak të faktit se shumë kolegë të tij kanë dalë pozitiv për koronavirus dhe pjesa tjetër janë ekspozuar ndaj rrezikut për infektim.

Demaliaj tutje ka thënë se kjo mund të jetë çështje e imunitetit, apo edhe dikush mund të mos shfaqë simptoma.

“Kam fillu me besu që ky virus nuk ekziston për shkak se jemi të ekspozuar të gjithë si tepër e nuk po na bën asgjë, por më tepër unë mund ta quaj covid-politik. Ishte tmerruese deklarata e Minsitrit Zemaj se nuk ka gjetë asnjë plan anti-kovid, e këndej dilshin me sekretaresha me këmbë mbi tavolinë. Si qytetar, unë nuk kam gjetë maska me ble në barantore, sot jemi para një dileme kah po orientohum, le ta sjellim ligjin në Kuvend, mos të merremi me covid politik. Masat janë mëse të nevojshme, jemi shndërruar në vatër infeksioni, nuk mundemi as me lëvizë jashtë shtetit. Mos e trajtoni problemin njëanshëm, kemi kolegë të infektuar, na nuk kemi ba test, nashta jemi të imunizum ose nuk kemi as simptoma”, u shpreh ai.