Pas publikimit të lajmit se një pjesë e kabinetit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti si dhe vet kryeministri Kurti do të vetizolohen, për shkak se kanë pasur kontakt me një person që kishte kontakt me dikë që ka rezultuar pozitë, i janë bërë testet kabinetit dhe stafit të ministrit të Integrimeve Evropiane Blerim Reka.
IndeksOnline mëson se shoferi i ministrit Reka ka rezultuar pozitiv në testet e bëra gjatë ditës.
Ndërsa të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të dyshuarin, do tu nënshtrohen testeve në ditët në vijim.
Ndryshe gjatë ditës Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu deklaroi se nëse rekomandimet janë që duhet të vazhdohet me vetëizolim atëherë do ta respektojnë atë.
Kryeziu informoi se kontakti i fundit me zyrtarin e dyshuar si të prekur me COVID-19 ka qenë gjatë ditës së premte.
“Kontakti i fundit ka qenë gjatë javës që lamë pas, përkatësisht gjatë ditës së premte. […] Fillimisht ne jemi në pritje të publikimit të rezultateve dhe pasi të publikohen rezultatet e testit të zyrtarit nga Ministria e Integrimit dhe në varësi të rezultatit sipas rekomandimeve të IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë ne do t’i respektojmë veprimet që duhen ndërmarrë”, vijoi Kryeziu.