FOTO&VIDEO

“Shok, kryhet”- Naimi foli me Granitin sa ishin në restorant, ku organizoi darkën e fundit para vrasjes së Liridonës

Sot në gjyqin për vrasjen e Liridona Ademajt, ku akuzohen Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, seanca vazhdoi me propozimin e provave për administrim nga prokurorja Javorka Perlinçeviq.

Provat që ajo përmendi ndër tjera janë: Raporti i bastisjes më 1 dhjetor 23 tek të dyshuarit Murseli, Plava e Kokalla, vërtetimi për konfiskim të përkohshëm, raporti informues nga vendi i ngjarjes, raporti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ekspertiza balistike e armës, raporti i autopsisë, raporti preliminar për telefonat e të akuzuarve, raporti analitik përfundimtar për analizimin e video-incizimit, raporti informues për transaksionet bankare nga banka të ndryshme.

Gjithashtu, propozoi të administrohen dy CD për raportet nga kompania për thirrjet telefonike nga telefonat e të akuzuarve Plava dhe Kokalla, që kanë qenë të disponueshme pasi sipas saj, dihet që dy telefona të Naim Murselit dhe tani të ndjerës Liridona kanë humbur atë natë në mënyrë misterioze.

Sipas prokurores, në rrjetin social Ëhatsapp janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe Naim Murselit, dhe sipas provave të gjetura, ato kontakte kanë filluar të zhvillohen nga 23 nëntori 2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24, 27, 28 nëntor 2023 dhe në datën kur ndodhi vrajsa më 29 nëntor 2023.

Prokurorja theksoi se më 28 nëntor 2023, në orën 19:41, i pandehuri Murseli ka dërguar një mesazh tek Plava, ku shkruan “shok, sigurisht kryhet nesër…”.

Më tej, prokurorja tha se kishte vazhduar thirrja me telefon dhe se e fundit mes tyre ishte në Ëhatsapp më 29 nëntor 2023 në orën 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda.

Sipas saj, duke shikuar video-incizimet, kjo është koha kur Murseli në njërën anë me familje dhe në anën tjetër Plava në anën tjetër kanë qenë në të njëjtin restaurant.

Ajo po ashtu përmendi se si Plava kishte hyrë në veturë dhe i kishte pritur Murselin dhe familjen e tij dhe kishte filluar t’i përcjellë deri në vendin e ngjarjes, raporton Betimi për Drejtësi.

Për shkak të problemeve teknike, sesioni i paradites u ndërpre dhe pritet të vazhdojë nga ora 13:10.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago