Flokë të shkurtra, por model femëror… pak grim, një këmishë, stil i viteve ’70, varëse me perla dhe vathë të stilit të vjetër. Në pamje të parë, një zonjë krejt normale. Por nëse e sheh pak më nga afër, pudra fsheh një lëkurë mashkulli dhe mosha nuk duket ajo e një 85-vjeçareje. Detaje që nuk i shpëtuan punonjëses së gjendjes civile në Borgo Virgilio, një komunë pranë Mantovës (Itali), ku kjo “grua”, Graziella Dall’Oglio, u paraqit për të rinovuar kartën e identitetit.
Punonjësja e dalloi menjëherë dhe njoftoi eprorët, të cilët lajmëruan kryetarin e bashkisë dhe policinë lokale. Kështu nisi një hetim i brendshëm që krahasoi foton e bërë në komunë dy javë më parë, me atë të kartës së identitetit të skaduar 10 vjet më parë. Dyshimet u forcuan.
Ngjashmëria ishte e dukshme, por po aq e dukshme ishte që ajo nuk mund të ishte zonja Dall’Oglio, një shtëpiake e ve, bashkëshorti i së cilës, mjek, kishte ndërruar jetë disa vite më parë. Në fakt ishte djali, një infermier aktualisht i papunë, që në versionin “Mrs. Doubtfire” ishte zëvendësuar me nënën. Arsyeja? Zonja kishte vdekur dhe ndoshta jo kohët e fundit, pasi nuk kishte pasur lajme për të prej disa vitesh.
Ndërkohë kishte lajme për pensionin e majmë që djali vazhdonte të merrte duke u shtirur si e ëma dhe duke paraqitur çdo vit një deklaratë të ardhurash në emrin e Graziella Dall’Oglio, jo e vogël: 53 mijë euro, fryt i pensionit të të shoqit mjek dhe të ardhurave nga pasuria e familjes, shtëpi dhe toka.
Siç shkruan Corriere della Sera, historia pati një fund të habitshëm dhe makabër. Punonjësja e ftoi burrin të kthehej në zyrat e komunës për të përfunduar procedurën dhe policët e detyruan të pranonte maskimin. “Duhet të bëjmë edhe një kontroll në shtëpinë tuaj”, shtuan ata. “Bëni si të doni”, psherëtiu ai. Dhe kur hynë në shtëpi, skena ishte tronditëse: në një dhomë ishte nëna, e mumifikuar…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…