Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar pas raportimeve se vendi pritet të mbyllet për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë.
Ai përmes një shkrim në rrjetin social Facebook, tha se nuk pranojnë asnjë masë pa u takuar me ministrin e Financave, Hekuran Murati
“Shoqata e Gastronomëve asni masë nuk e pranon pa e takuar Hekuran Muratin për të diskutu mbështetjen financiare të gastronomisë! Shoqata e gastronomve ka inkuraju vaksinimin, ka bërë fushatë të vaksinimit dhe ka bërë obligim për anëtaret e saj që të vaksinohen të gjithë”, thuhet në shkrimin e Kllokoqit.
Shoqata e Gastronomëve nuk e konsideron zgjidhje mbylljen e bizneseve, përcjell Klankosova.tv.
“Nuk osht zgjidhje me i mbyll bizneset , zgjidhje osht me dal me plan financiar si mujna mi kompenzu kto dame ekonomike që do të shkaktohen! Andaj, e lusim Qeverinë që të funksinojë si trung e jo si degë. Jemi të kuptueshëm ndaj situatës, mirëpo duhet kompenzim! Ma mirë të na mbyllni komplet e të na subvenciononi, se sa të na leni me punu në shi e të ftoftë, e pa mbështetje financiare”, thuhet në reagim.
Tutje, Kllokoqi bëri thirrje për vaksinim, derisa tha se është më të hapen më shumë qendra të vaksinimit, sesa të ashpërsohen masat.