Pa armë, por duke shfrytëzuar rrëmujën dhe shpejtësinë, 14 persona kanë arritur të grabisin një dyqan të “Louis Vuitton” në Oak Brook, Çikago.
Gjithçka ishte e qetë deri në momentin kur 14 persona me kapuç futen me shpejtësi në dyqan dhe nxjerrin nga rrobat e tyre qese të zeza, të cilat i mbushin me shpejtësi me çfarë gjejnë përpara.
Shefi i policisë, James Kruger, tha pas ngjarjes se grabitja u krye nga 14 persona të cilët u larguan më pas me 3 automjete. Kruger theksoi se hetimet janë duke vijuar për identifikimin e autorëve dhe ka të dhëna për automjetet me të cilat ata u larguan, por nuk dha më shumë informacione. Sipas policisë, grabitësit arritën të marrin aksesorë që kap një vlerë rreth 100 mijë dollarë.
“Kjo është një zonë shumë e sigurt. Ne vijmë shpesh këtu, ndërsa fëmijët tanë luajnë jashtë”, tha Mahboob Abbas, një blerës.
Edhe pse qytetarët flasin për një zonë të qetë, në fakt nuk është kështu. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe muajin e kaluar rreth 50 kilometra nga grabitja e fundit. Në atë ngjarje, policia e Northbrook shkroi në një deklaratë për mediat se 13 persona grabitën dyqanin e “Louis Vuitton” në qendrën tregtare Northbrook Court, duke marrë aksesorë me vlerë 66 mijë dollarë.
“Ende nuk mund të themi që dy grabitjet kanë lidhje edhe pse ato kanë ngjashmëri me njëra tjetrën”, tha Kruger.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…