Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rastit që ka ndodhur, ku truprojat e presidentit e kanë rrahur një aktivist të VV-së, pasi ky i fundit e ka quajtur atë hajn.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se s’ka të bëjë me parti e as përkrahje për dikë, por edhe Hashimin do ta mbronte nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Veronin e njeh dhe pa marrë parasysh bindjeve, nuk duhet prekur askush pse i shanë.
Ahmeti ka thënë se nuk duhet ngulfatur njerëzit pse nuk pajtohen me ta dhe të mos i futsin policinë në beteja për inate personale, sepse Veronat nuk kanë faj.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Ska të bëj me parti e as përkrahje për dikënd. Thjeshtë, edhe Hashimin do ta mbroja nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje. Për më shumë, Veronin e njoh se ka qenë vullnetar në çdo fushatë timen. Pa marr parasysh bindjeve, mos gaboni mi prek njerëzit pse ju shajnë.
Mos i ngulfatni njerëzit pse nuk pajtohen me juve p marr parasysh se kush jeni. Mos i shtini policinë në betejat e juaja të inateve personale. Sepse Veronat nuk ju kanë faj.