Presidenti Thaçi i ka reaguar liderit të VV-së, Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk iu përgjigj ftesës së presidentit për takim që ta propozojë kandidatin për kryeministër.
Hashim Thaçi në një postim në Twitter, ka thënë se një ftesë e re do t’i dërgohet sërish Kurtit, si dhe ka kërkuar që të mos vonohet formimi i qeverisë.
Postimi i Thaçit:
“Dje, u konstituua Parlamenti i Kosovës duke zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e tij. Teksa e pashë urgjencën për të formuar qeverinë e re në përputhje me Kushtetutën, sot e ftova zotëri Kurtin ta propozojë kandidatin për Kryeministër, ai nuk është paraqitur në zyrën time siç pritej. Sidoqoftë, një ftesë e re do t’i dërgohet sërish. Unë përsëri u bëj thirrje të gjithëve të mos vonojnë formimin e Qeverisë së re të Republikës së #Kosovës. Populli dhe aleatët tanë presin më shumë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…