FOTO&VIDEO

“Shpërndante video intime të sime motre”/ Vranë Ramazan Matajn për nderin e motrës, prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 2 vëllezërit Hasaj

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka dërguar në gjyq dy vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj, të dy të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Ramazan Matajit, 33 vjeç, që ndodhi mbrëmjen e 4 janarit në fshatin Dragoç, njësia administrative Postribë.

Sipas hetimeve, Arjon Hasaj ka pranuar para hetuesve se ai është autori i ekzekutimit, duke shpjeguar se veproi “për nderin e motrës”, pasi viktima, sipas tij, kishte prishur dy martesa të saj dhe kishte shpërndarë materiale intime. Në përshkrimin e tij, Arjoni rrëfen se krijoi një llogari të rreme në Instagram me emrin e një vajze për të lënë një takim me Ramazanin, dhe më pas e qëlloi me armë zjarri. Pas krimit ai thotë se la armën disa metra larg vendit të vrasjes dhe më pas u largua me biçikletë drejt banesës.

Klisman Hasaj akuzohet se ndihmoi vëllan duke siguruar kushtet për kryerjen e vrasjes dhe më pas duke fshehur armën. Hetuesit shprehin se fillimisht arma u fsheh në një zonë pyjore, për t’u groposur më pas në oborrin e banesës familjare. Klisman ka mohuar njohurinë për kurthin e ngritur, por policia vendore ka dyshime të forta pas përgjimeve në banesën e familjes Hasaj, ku, sipas burimeve, dy vëllezërit diskutojnë për vrasjen; në një moment regjistrohet edhe prania e pendesës së Arjonit që kishte nxjerrë dhe groposur sërish armën në oborr.

Pas përgjimeve dhe mbledhjes së provave, policia ka arrestuar të dy vëllezërit. Autoritetet kanë marrë në pyetje edhe familjarë të viktimës dhe të dyshuarve, ndërsa puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdon.

Nga deklarimi i Arjon Hasaj:

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit… Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh.”

Çështja do të ndahet në gjykatë, ku do të shqyrtohet provat e mbledhura nga prokuroria dhe do të përcaktohet përmasa e përgjegjësisë penale për të pandehurit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago