David Barral, ish-drejtues i lartë i kompanisë së sigurimeve Aviva, ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë automobilistik në afërsi të Wetherby, West Yorkshire, në Britaninë e Madhe.
63 vjeçari po drejtonte një Aston Martin DBX SUV kur makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke shpërthyer më pas në flakë. Aksidenti ndodhi të martën, rreth orës 14:00, në rrugën A58 Leeds Road, mes Bardsey dhe Collingham.
Gjatë karrierës së tij 30-vjeçare, Barral mbajti pozita të rëndësishme në industrinë financiare, përfshirë CEO për Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën në Aviva, si dhe poste drejtuese në Virgin Wines, Embark Group, LV= dhe së fundmi si këshilltar strategjik në Harwood Capital.
Policia britanike po vijon hetimet dhe ka bërë thirrje për dëshmitarë të mundshëm të ngjarjes.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…