LAJME

Shpërthen në lot Enver Petrovci: Po më godasin, nuk e kam përmendur hiç UÇK-në

“Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”, ka qenë deklarata e aktorit Enver Petrovcit, e cila ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Aktori Petrovci është shfaqur i përlotur derisa po tregonte një histori me një ushtar të UÇK-së.

“Jam plakë, jam ligë”, thotë Petrovci, derisa shton se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

“Tash edhe po më godasin, kur se kam përmend aty UÇK-në, hiç, hiç, hiç. Edhe besom, askush, 99 për qind të këtyre, e kam parë përmes shikimeve, asnjëri prej këtyre 99 për qind se kanë parë origjinalin”, ka thënë Petrovci në Top Channel.

Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin”, ka përdorur gjuhë përçmuese ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, teksa thuri lëvdata për kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Petrovcit, Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit tjerë të shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje duke u shprehur – sipas aktorit – se “lufta i ka bërë këta”.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kështu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i mençëm, jam i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjerët i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë” – ka thënë Petrovci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Amerikanët: Humbëm një aeroplan në Irak. Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar

Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Ngritja e çmimeve: Shtrenjtohen edhe vitrat e BIK-ut

Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Skandal në Kishën Ortodokse Serbe/ Kryepeshkopi Porfirije Periq akuzohet për abuzime dhe presion psikologjik ndaj punonjësit të Kishës

Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…

8 orë ago
  • KRYESORE

Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vitia: Lajm që jep shpresë për shumë gra

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…

11 orë ago
  • KRYESORE

Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…

11 orë ago
  • BOTA

Flamuri izraelit projektohet në zemër të Teheranit

Mes sulmeve amerikano-iraniane që po zhvillohen në Iran flamuri Izraelit  i projektuar në qendër të…

12 orë ago