Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj po qëndron në Ukrainë.
Haradinaj-Stublla është ftuar nga Kryerabini i Ukrainës, Moshe Azman, për të marrë pjesë në përurimin e strehimores nëntokësore në lagjen e komunitetit izraelit ‘Anatevka’.
“Në Kiev të Ukrainës, në cilësinë e ish-Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës, me ftesë të Kryerabinit të Ukrainës z.Moshe Azman, për të marrë pjesë në përurimin e strehimores nëntokësore në lagjen e komunitetit izraelit ‘Anatevka.’ Kisha nderin t’u adresohem të pranishmëve, bashkë me ish-Presidenten e Republikës së Kroacisë znj. Kolinda Grabar-Kitarovic, ku morrën pjesë edhe zyrtarë të lartë nga qeveria dhe ushtria e Ukrainës, ministra, deputetë, e liderë nga të gjitha konfesionet fetare.
Mes tjerash, theksova se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Ukrainës pikërisht sepse e ndjen peshën e rëndë të luftës për liri e demokraci përballë barbarive të pafundme të Putinit. Nënvizova faktin se ashtu si Ukraina, edhe Kosova po përballet dhe po i reziston suksesshëm ambicieve malinje të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke shndërruar kështu vendet tona në mburoja kundër zgjerimit të ndikimit rus, dhe si kufij kritik për në sigurinë evropiane dhe transatlantike. Shpreha bindjen se miqësia mes Kosovës dhe Ukrainës ka potencialin e madh për të dobësuar kontrollin e Putinit në rajonet tona, duke krijuar një rrugë drejt një të ardhmeje të përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Për popullin e guximshëm të Ukrainës dhe aleatët tonë të përbashkët” shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim.
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…