Shpërthim i fuqishëm në Zagreb, rrëzohet një dron, gjenden 2 parashuta. Dyshohet se u përdor nga Ukraina

Një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë rreth orës 23:00 të 10 marsit.

Ministria e Brendshme  doli me njoftim zyrtar në orën 03:18, më shumë se 4 orë pas ngjarjes që shqetësoi qytetarët.

Në deklaratën e ministrisë thuhet: Sot, 10 mars 2022 pas orës 23:00, Drejtoria e Policisë së Zagrebit ka marrë disa raportime nga qytetarët se kanë ndjerë një shpërthim në zonën e gjerë të Jarunit, të cilit i ka paraprirë rënia e objektit nga ajri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhje ka konstatuar  një krater dhe 2 parashuta, për të cilat paraprakisht kanë raportuar qytetarët.

Nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa disa automjete që ishin të parkuara në zonë janë dëmtuar.

Gjenden dy parashuta, ekspertët mendojnë se objekti i rrëzuar është dron zbulimi i përdorur nga Ukraina

Një parashutë u gjet pranë liqenit Jarun. E gjithë zona është e bllokuar. Sipas informacioneve të fundit, një objekt i panjohur fluturues mund të jetë një dron zbulimi nga Ukraina.

Policia ka rrethuar të gjithë zonën e Jarunit dhe po kontrollohet intensivisht nga forca të shumta.

“Objekti që u rrëzua në Zagreb mund të jetë një dron zbulues Tu-141 Strizh,” tha Tyler Rogoway, një ekspert i aviacionit ushtarak dhe redaktor i portalit të Zonës së Luftës.

Një parashutë tjetër është gjetur në pjesën lindore të liqenit të Jarunit dhe një nga dëshmitarët tha se mbi të ishte një çantë shpine, shkruan dnevnik.

Panik në rrjetet sociale

Në rrjetet sociale disa dëshmitarë pretendojnë se kanë parë parashutistin. Asnjë nga këto nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“Ne në Trešnjevka pamë një parashutist që u hodh jashtë … Por nuk e di se çfarë ndodhi,” tha dëshmitari.

Një tjetër studente ka shkruar se objekti ka shpërthyer pikërisht pranë saj . ” Ai shpërtheu dy metra larg meje. Faleminderit Zotit që jam gjallë”, përfundon ajo.

*Tu-141 është  një dron zbulues relativisht i madh me rreze të mesme. Ai është  projektuar për të ndërmarrë misione zbulimi disa qindra kilometra prapa vijave të frontit me shpejtësi transonike. Ai mund të mbajë një sërë ngarkesash, duke përfshirë kamera filmike, imazhe me rreze infra të kuqe , imazhe EO dhe radar imazherie.