BOTA

Shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake në Bjellorusi, pranë aeroportit që pretendohet se u përdor nga rusët për të sulmuar Ukrainën

Disa shpërthime janë raportuar në një zonë në Bjellorusi që gjendet pranë një aeroporti ushtarak. Ky aeroport, sipas autoriteteve ukrainase është përdorur nga forcat ajrore ruse për të sulmuar territorin e Ukrainës.

Kanalet në Telegram Belaruski Hayun dhe Flagshtok cituan dëshmitarë të kenë thënë se gjatë natës janë dëgjuar të paktën tetë shpërthime, por edhe janë parë shkreptima në afërsi të aeroportit ushtarak, Ziabrauka, që gjendet në juglindje të rajonit Homel.

Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë tha se në orën 23:00 më 10 gusht, motori i një makine ushtarake u përfshi nga zjarri dhe se “masat për të shuar zjarrin janë duke u ndërmarrë”. Në deklaratën e kësaj ministrie u shtua se nuk raportohet për viktima.

Incidenti vjen pak ditë pas një serie shpërthimesh në bazën ajrore ruse në gadishullin ukrainas të Krimesë, ku janë shkatërruar të paktën nëntë avionë luftarakë rusë.

Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime, ndërkaq Rusia ka mohuar se baza Saki në Krime është sulmuar, por ka thënë se shpërthimet janë shkaktuar për shkak të shkeljes së rregullave kundër zjarrit.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se baza Ziabrauka në Bjellorusi është përdorur nga forcat ruse në pushtimin e Ukrainës, që Moska nisi më 24 shkurt.

Muajin e kaluar, ushtria ukrainase tha se Rusia kishte vendosur sistemet e raketave S-400 dhe Iskander-M në aeroportin bjellorus dhe po i përdor ato për të sulmuar Ukrainën./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago