Katër persona humbën jetën dhe një tjetër është shpallur i zhdukur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një banesë në Plum të Pennsilvanisë.
Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe ka dëmtuar dhe 3 banesa të tjera, ndërkohë që zjarrfikësit kanë bërë të mundur vënien në kontroll të flakëve.
Paraprakisht mendohet se shpërthimi në banesë është nxitur nga një rrjedhje gazi.
Policia ka ndërprerë përkohësisht operacionet e kërkim-shpëtimit për shkak të motit të keq, ndërkohë që hetimet vijojnë.