BREAKING NEWS

Shpërthimi i fuqishëm në SHBA, dyshohet për 19 të vdekur

Të paktën 19 persona konsiderohen të zhdukur pas një shpërthimi masiv në një fabrikë për prodhimin e eksplozivëve për ushtrinë amerikane në Tenesi, tha një zyrtar lokal. Ky incident ka shkaktuar një numër të paspeficikuar “viktimash”.

“Aktualisht mund të konfirmojmë se kemi 19 persona që po i kërkojmë”, tha shefiri i qarkut Hamfris, Chris Davis gjatë një konference për media.

“Mund t’ju them se ka viktima. Nuk dua t’u jap një numër… Por, mund t’ju them tani se po kërkojmë 19 persona”, shtoi ai.

Davis më herët po ashtu tha se autoritetet e kanë rrethuar zonën, por paralajmëroi se mund të ketë shpërthime të tjera më të vogla në fabrikë.

Në vendin e ngjarjes janë parë ekipe të shumta të emergjencave, teksa publikut i është bërë thirrje që të shmangë këtë zonë.

Ndërkaq, sipas pamjeve nga ajri që janë shfaqur nga mediat amerikane treguan se ende dilte tym nga vendi ku ndodhi shpërthimi në qarkun Hikman, Tenesi.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një shpërthim në Accurate Energetic Systems në zonën e Buksnortit”, tha më herët policia lokale përmes një postimi në Facebook.

“Ekipet e emergjencave aktualisht janë në vendngjarje dhe po punojnë për të adresuar situatën”, shtoi policia.

Zyra e kryetarit të qarkut Hikman tha për AFP-në se nuk mund të konfirmojnë se ka viktima apo shkakun e shpërthimit.

Accurate Energetic Systems është një prodhues i eksplozivëve i themeluar më 1980.

Sipas faqes në Facebook të kësaj kompanie thuhet se ajo prodhon “përbërës të ndryshëm shpërthyes me fuqi të lartë dhe produkte të posaçme” për Departamentin amerikan të Mbrojtjes, por edhe për tregjet industriale amerikane.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

9 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

11 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

12 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

14 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

14 orë ago