Krijohet fytyra robotike plotësisht reale. Është në gjendje të shprehë emocione, pulisë qepallat e të lëvizë sytë, në mënyrë identike me një fytyrë njerëzore.
Quhet Only Head Origin M1koka robotikë e krijuar nga kompania kineze Ahead Form dhe e menduar për t’u përdorur në ndërveprimet Njeri-teknologji apo për shërbime tregtare, kryesisht në lidhje me klientin.
Për të arritur këtë kopje me tipare kaq reale, duke u kujdesur për lëvizjen e muskujve të fytyrës njerëzore e të syve, janë përdorur 25 mikromotore elektrike, janë integruar telekamera, mikrofone e altoparlante që bëjnë te mundur ndërveprimin audio në kohë reale.
Kompania do të zhvillohet më tej duke integruar edhe IA me robotikën, për të bërë edhe më natyral ndërveprimin me pajisjet. Robote humanoide që shprehin emocione, perceptojnë mjedisin që i rrethon dhe komunikimi perfekt me qeniet njerëzore është qëllimi final që po tentohet të realizohet.
Këto produkte, nuk janë ende në treg, ndërkohë që po zhvillohen edhe linja të tjera robotike paralelisht, njëra prej të cilave quhet Elf, duke riprodhuar krijesat e filmave fantazi.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…