Kryeministri Edi Rama ka vizituar Shpiragun, ku vijojnë kërkimet për nxjerrjen e naftës. Teksa inspektoi zonën ku kryen shpimet për nxjerrjen e naftës, Rama thotë se pas një punë 10-vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe tashmë sipas kreut të qeverisë është prekur një rezervë e madhe naftë e cilësisë së lartë.
Kryeministri shpjegon se po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart dhe thekson se nëse do ketë sukses do jetë një kapërcim historik për ekonominë e vendit.
“MIRËMËNGJESI dhe nga vizita në kantierin e një shprese të madhe për Shqipërinë 2030, ku pas një pune titanike thuajse dhjetëvjeçare dhe arritjes në 6002 metra në thellësi të tokës, është prekur një rezervë e madhe gazi e nafte e cilësisë më të lartë, në ndërkohë që po përgatitet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e saj lart, çka në rast suksesi do të thotë një kapërcim historik në jetën ekonomike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.