Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Apostolos (Astrit) Tota me origjinë nga Kukësi, që jeton prej 33 vitesh në Greqi, në zonën e përfshirë nga flakët, ka publikuar një video të pazakontë në llogarinë e tij në “Twitter”, ku shihet duke “arrestuar” emigrantë dhe refugjatë, raportojnë mediet greke.
Në videon e publikuar, ai ka treguar një automjet të tipit trailer, në të cilin ka futur 25 emigrantë të paligjshëm që jetojnë nëpër pyjet e Aleksandropolit. Ai ka shkuar deri aty sa i akuzon ata se janë përgjegjës për zjarret masive që kanë përfshirë Greqinë.
Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot.Janë të betuar të na djegin.Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”- thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.
Pas publikimit të videos, shqiptari është lokalizuar dhe arrestuar bashkë me dy grekë, shkruajnë mediet fqinje.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…