Shpresë nga Italia, vijon në rënie numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi

Italia duket se ditët e fundit po merr frymë nga humbjet e jetëve njerëzore si pasojë e koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 454 viktima ku në total 24 114 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Fatmirësisht duket se dhe numri i të infektuarve është në ulje, ku gjatë orëve të fundit vetëm 2 256 persona kanë rezultuar pozitiv duke e çuar në 181 228 numrin total të të infektuarve.

Ndërkohë në orët e fundit numri i të shëruarve është 1823 duke e çuar në 48 878 numrin e përgjithshëm të personave që e kanë fituar betejën me koronavirusin në Itali.