Nuk janë të rralla rastet kur Policia gjen dhe sekuestron armë tek të miturit kosovarë. Kjo dukuri shqetësuese dhe mjaft e rrezikshme, ka prekur të gjitha qytetet e Kosovës, ku vazhdimisht në Polici raportohen raste të ndryshme.
E një rast i ngjashëm ka ndodhur dje në fshatin Klinë e Epërme të komunës së Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se një nënë ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi një grup fëmijësh kanë ngacmuar djalin e saj 6-vjeçar, ku madje për njërin prej tyre pretendon se posedon edhe armë.
Ajo ka deklaruar se 9-vjeçari ka gjuajtur me armë zjarri disa herë drejt shtëpisë së saj dhe se posedon fotografi të fëmijës me armë.
Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes, por që nuk kanë gjetur prindin e fëmijës 9-vjeçar.
Përmes telefonit ai ka pranuar se djali i tij ka fotografi me armë, por që ajo është pushkë ajrore për rekreacion.
Policia ka konfiskuar armën në fjalë, ndërsa prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi ose posedim i paautorizuar i armës’
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…