Ishte një ditë plot diell në Kremenchuk, qytet me 220 mijë banorë dhe një nga qendrat industriale të Ukrainës, kryeqendër e rajonit të Poltavës, larg nga Donbasi pothuajse i shkatërruar nga sulmi rus, kjo zonë ishte nga të paktat ku ende ekzistonte një përditshmëri pothuajse normale.
Por gjithçka ndryshoi nga një raketë, me shumë mundësi e tipit AS-4 e ndërtuar gjatë Bashkimit Sovjetik, e cila goditi një nga qendrat tregtare të qytetit duke e shkatërruar plotësisht, dhe shkaktuar të paktën 22 viktima dhe dhjetëra persona që ende mungojnë.
Pamjet ndoshta më rrëqethëse të ngjarjes, që u cilësua edhe nga liderët perëndimore të G7 si një ”krim lufte”, vijnë nga parku që ndodhej jo larg nga qendra tregtare.
Kamerat e sigurisë të parkut, përreth një liqeni artificial, tregojnë nga këndvështrime të shumta terrorin e qytetarëve që fillimisht dëgjojnë sirenat e alarmit, dhe më pas tentojnë t’i shpëtojnë goditjes, disa edhe duke u hedhur në liqen.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…