Shqipëri/ Lotaria amerikane, ambasada del me njoftimin e rëndësishëm

Vetëm 9 ditë nga mbyllja e aplikimeve, ambasada e SHBA-së del me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë personat që duan të bëhen pjesë e lotarisë amerikë.

Në një postim në rrjetet sociale, selia diplomatike fton qytetarët e interesuar që të bëjnë vetëm një aplikim pasi në të kundërt do të skualifikohen nga përzgjedhje në mënyrë automatike.

“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm një aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen”, shkruhet në njoftim.