Shqipëria e ka abstenuar votën e saj në Këshillin e Sigurimit për një draft rezolutë të propozuar nga Rusia për situatën në Gaza, me arsyetimin se në tekst, pala ruse dështon të adresojë problemet kritike, përfshi edhe dënimin e sulmit terrorist të Hamasit në Izrael, më 7 tetor.
Sipas deklaratës zyrtare nga delegacioni shqiptar në OKB, 7 Tetori 2023 do të mbetet një ditë e zezë jo vetëm për Izraelin dhe popullin e tij, por edhe për botën.
“Me aktet e tij monstruoze terroriste, Hamasi ka kryer të pariparueshmen. Krimet e tij të tmerrshme kanë traumatizuar izraelitët, ata kanë lënduar tmerrësisht dhe thellësisht një komb të tërë, ata kanë sfiduar ndërgjegjen njerëzore. Ato janë dhe mbeten të pajustifikueshme dhe të papranueshme”, shkruhet në deklaratë.
Më tej, shtjellohet se Shqipëria e njeh ashpërsinë dhe urgjencën që situata në terren paraqet. Po ashtu, e njeh edhe nevojën që Këshilli ka për të reaguar në shumë aspekte, duke përmendur edhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ashtu si përshkruar në Kartën e OKB-së.
“Ne abstenuam sepse teksti i paraqitur nuk arriti të paraqiste tablonë e plotë dhe të përfshinte elemente thelbësore për çështje thelbësore”, vijon arsyetimi.
Ne mbetemi me shpresë se ka vend për të vazhduar të mbetemi të angazhuar në mënyrë aktive, me shpresën për të përdorur në rastin më të mirë kohën dhe energjitë tona për t’u bashkuar për t’iu përgjigjur nevojave të shumta urgjente dhe urgjente në terren.
Situata kritike nuk ka nevojë për konkurrencë mes teksteve, apo protagonizëm mes shteteve anëtare.
Kërkon diplomaci aktive nga aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë, siç po ndodh; dhe këtu, në Këshill, angazhim nga të gjithë dhe në mirëbesim, të bashkohemi për t’iu përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha imperativave dhe nevojave kritike në terren, mbyllet shtjellimi i palës shqiptare.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…