Shqipëria dha emocione por nuk i mbijeton grupit të vdekjes në EURO 2024

Shqipëria është eliminuar nga EURO 2024 me një pikë nga grupi B.

Ndonëse ishin në grupin e vdekjes, shqiptarët luftuan në të tri ndeshjet.

Të parën e nisën me golin rekord, më të shpejtin në histori të Evropianeve, pasi Nedim Bajrami tronditi Italinë pas 22 sekondave. Por atë lojë e humbën 2:1.

Të dytën, kundër Kroacisë, prapë e nisën mirë, 0:1, po humbnin 2:1, dhe barazuan fare në fund 2:2.

Por ajo ishte pika e vetme, pasi që edhe në përballjen ndaj Spanjës, shqiponjat humbën minimalisht, 1:0.