Mbrëmjen e sotme është arrestuar asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së, Arianit Beqiri. Beqiri në të kaluarën ka qenë edhe asistent i kryeministrit Albin Kurti.
Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje. Mirëpo Qendra e LVV-së në Prishtinë kanë konfirmuar arrestimin e Beqirit, duke treguar edhe arsyen.
Shefi i asambleistëve të LVV-së në Prishtinë Gëzim Sveçla ka shkruar në Facebook se Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoi të paguaj hyrjen në ku po shfaqen ndeshjet e futbollit.
“Asambleisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arianit Beqiri u arrestua në sheshin e Prishtinës sepse refuzoj të paguaj hyrjen në hapësirën publike ku po shfaqen ndeshjet e futbollit. Për uzurpimin e hapësirave publike të qytetarëve fajtor është Përparim Rama dhe partia e tij, për dhunën e shfaqur nga polici i cili e godet me shkelm Ariantin, duhet të merret Inspektorati Policor”, ka shkruar Shefi i asambleistëve të LVV-së në Prishtinë Gëzim Sveçla.
Në pamjet që ka publikuar portali Indeksonline, shihet teksa Beqiri i reziston arrestimit, por që shpejt përfundoi në pranga.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…