SPORT

Shqipëria dhe Kosova njohin rivalët e mundshëm të Botërorit amerikan

Në grup me Holandën, Japoninë dhe Tunisinë nëse kombëtarja shqiptare do të bëjë realitet ëndrrën për marr një biletë historike në Kupën e Botës 2026.

48 ekipe mësuan sot rrugëtimin për në Botërorin e vitit 2026, aty ku shanse kanë dhe Shqipëria me Kosovën gjithmonë nëse fillimisht do të kalojnë me sukses ndeshjet e Play Off në muajin mars. 12 grupe me 4 ekipe secili, deri më tani 42 ekipe e kanë siguruar biletën në Botëror, ndërsa për 6 biletat e tjera, gjithçka do të vendoset në përballjet e Play Off-it. Ekipi i Sylvinho-s duke qenë se ishte në vazon e katërt, në shortin e hedhur në Kenedy Center, është vënë përballë ekipeve që në letër kanë më shumë eksperiencë megjithatë kuqezinjtë nuk kanë çfarë të humbin dhe do të tentojnë deri në fund për surprizën.

Fillimisht Shqipëria duhet të kalojë me sukses Play Offin, aty ku do të përballet me Poloninë në Varshavë në 26 mars dhe nëse arrin të mundi polakët, në finale përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Nëse kombëtarja shqiptare kalon Play Offin dhe do të marri një biletë historike në Botëror, atëherë vëmendja do të jetë në qershor në grupet e Kupës së Botës, shkruan A2 CNN.

Në anën tjetër edhe Kosova do të luajë shanset e saj, nëse arrin të kalojë ndeshjet Play Off dhe merr një biletë historike në Botëror, atëherë në grupe goglat e kanë vënë përballë me kombëtare si Australia, Paraguaji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova në Play Off luan me Sllovakinë në gjysmëfinale ndërsa në finale, nëse fiton me ekipin sllovak, luan me fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

Ndeshjet gjysmëfinale të PlayOffit do të luhen në 26 mars dhe finalet në 31 mars. Nëse çdo gjë shkon me sukses për dy përfaqësueset shqiptare, atëherë ëndrra botërore nis në qershor me ndeshjet e grupeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago