‘Shqipëria në krahun e vrasësve’/ Boshnjakët reagojnë pas rrëzimit të rezolutës për Srebrenicën, thirrja e fortë

‘Shqipëria në krahun e vrasësve’ – Ky është reagimi i boshnjakëve pasi Parlamenti i Shqipërisë rrëzoi rezolutën e PD për të dënuar masakrën e Srebrenicës.

Faqja e njohur Novi Pazar fton të gjithë boshnjakët të bojkotojnë prodhimet nga Shqipëria, bregdetin shqiptar, udhëtimet dhe mediat.

Sipas tyre me moskalimin e rezolutës për genocidin në Srebrenicë sot në parlamentin shqiptar, Shqipëria ngelet vendi i vetëm në Ballkan që zgjodhi të jetë në krahun e vrasësve.

“Shkoni në Malin e Zi ku janë njerëz të drejtë dhe vëllezërit tanë. Turp të të vijë Edi Rama.”-shkruan faqja Novi Pazar.

Image