KRYESORE

Shqipëria nën pushtimin e motit të keq, pritet përkeqësim në basenin e lumit Drin

Ditën e sotme, 18 nëntor 2025, Shqipëria është përfshirë nga reshje shiu të dendura, çka kanë shkaktuar dhe përmbytje e bllokime të banorëve në zona të ndryshme.

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka publikuar masat e ndërmarra deri më tani nga moti i keq, si dhe ku pritet të ketë përkeqësim të situatës.

Sa i përket zonave Tropojë, Kukës dhe aksin Skurraj-Burrel, ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës, ku ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë për pastrimin, në mënyrë që të vijojë qarkullimi normal dhe pa bllokime.

Në aksin Laç-Ura e Drojës, një segment i kësaj rruge është përmbytur për shkak të daljes së përroit të shtrati, ndaj po punohet për largimin e ujit dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Në aksin Ersekë – Leskovik – 3 Urat, janë marrë masat për pastrimin e karrexhatës pasi ka pasur rënie inertesh.

Energjia Elektrike

Sa i përket situatës së rrjetit të shpërndarjes, OSSH ka vënë në dispozicion rreth 1 mijë e 500 punonjës. Jashtë pune janë 26 fidera të rrjetit të tensionit të mesëm, teksa furnizimi me energji elektrike është përmirësuar në rreth 70% në rang vendi krahasuar me orët e para të ditës.

Në rajonet Shkodër, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Berat furnizimi është plotësisht i normalizuar.

Rrjeti i Transmetimit

Lidhur me rrjetin e transmetimit, nuk raportohen avari apo defekte, teksa të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.

Situata në kaskadën e Drinit

E ndërsa në vend po bëhet në mënyre graduale përmirësimi i situatës, e kundërta pritet të ndodhë në basenin e lumit Drin, pasi parashikohet aktivizimi i një fronti të dytë reshjesh me intensitet të lartë pasditen e sotme.

Parashikohet rënie reshjesh deri në 80 mm në basenin e Fierzës dhe rreth 130 mm në basenin Koman–Vau i Dejës. Në disa stacione reshjet mund të jenë edhe më intensive.

Situata mbetet nën kontroll, dhe të gjitha grupet operative janë në gatishmëri të plotë.

Furnizimi me ujë të pijshëm

Situata në furnizimin me ujë paraqitet optimale në rang vendi, pasi nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në stacionet e pompimit, të cilat janë plotësisht funksionale.

Në sistemet me gravitet janë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e turbullirës gjatë procesit të klorinimit. Aktualisht janë në gatishmëri 40 grupe pune, mbi 50 mjete, si dhe ekipet mbështetëse të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.

Situatat në portet dhe aeroportin e Tiranës

Në portin e Durrësit, situata është e qëndrueshme dhe nën kontroll. Tragetet janë akostuar sipas orarit dhe përpunimi i anijeve vijon normalisht. Sakaq, në portin e Sarandës nuk janë raportuar problematika. Lundrimet drejt portit të Korfuzit kanë vijuar normalisht.

Situata në aeroport paraqitet e qetë dhe pa asnjë raportim për probleme apo ndërprerje të operimeve.
Të gjitha strukturat e agjencive te MIE janë të angazhuara plotësisht për menaxhimin e situatës. Vijon monitorimi intensiv në zonat me risk të shtuar, veçanërisht në basenin e lumit Drin gjatë orëve në vijim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago