Prokurori Halling pyeti gjeneralin Clark nëse pjesëtarët e UÇK-së ishin konsideruar “terroristë” nga komuniteti ndërkombëtar në fillim.
Gjenerali Clark kujtoi rastin kur udhëheqja amerikane qortoi ambasadorin Robert Gelbard që e kishte quajtur “terroriste” familjen Jashari.
“Ka pasur diskutime për këtë pikë. Mua më kujtohet që ambasadori Gelbard e quajti familjen Jashari terroriste. Dhe për këtë, ai u qortua nga udhëheqja amerikane dhe deklarata e tij u tërhoq dhe u korrigjua”, theksoi Clark.
Prokurori Halling e lexoi një intervistë të gjeneralit Clark të vitit 1998, ku ky i fundit, sipas tij, kishte deklaruar: “E dënojmë dhunën kundër personave që kanë shprehur orientimin e tyre politik në mënyrë jo të dhunshme,gjithashtu dënojmë metodat terroriste që përdoren për të arritur synime të caktuara”.
Gjenerali Clark shtoi se “metoda terroriste kam dënuar unë” dhe jo individë në veçanti, apo UÇK-në në përgjithësi, duke shmangur keqinterpretimet.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…