Shqipëria sjellë trupa shtesë në Kosovë

Një tjetër kontingjent i Forcave të Armatosura të Shqipërisë i është bashkuar misionit të KFOR-it, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Pelleshi.

Lexoni të plotë postimin:

Një tjetër kontingjent, i bashkohet misionit të KFOR, në Kosovë, duke e shtuar edhe më shumë kontributin e Shqipërisë në Aleancë. Pjesëmarrja jonë në këtë mision të NATO-s, është një tregues i qartë i vendosmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar dhe mbrojtur paqen në rajon.

Duke njohur rëndësinë e madhe të KFOR-it për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, Forcat tona të Armatosura janë gati të shërbejnë përkrah kolegëve të tyre ndërkombëtarë duke konfirmuar rolin tonë si eksportues të paqes dhe sigurisë globale.