BOTA

SHBA: Moska ka përdorur armë kimike në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike “si një metodë lufte” kundër Ukrainës. Në një deklaratë, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se “Rusia ka përdorur armën kimike kloropicrinë kundër forcave ukrainase në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike.

“Përdorimi i kimikateve të tilla nuk është një incident i izoluar dhe ndoshta nxitet nga dëshira e forcave ruse për të zhvendosur forcat ukrainase nga pozicionet e fortifikuara dhe për të arritur përfitime taktike në fushën e betejës”, thuhet në reagimin e DASH.

Konkluzioni i SHBA-së përputhet me dëshminë e trupave ukrainase, të cilët thonë se janë sulmuar me kimikate irrituese në pjesë të vijës së tyre të frontit me forcat ruse në muajt e fundit. Sakaq, Rusia ka mohuar përdorimin e armëve kimike. Ambasadori rus në SHBA i ka quajtur akuzat e SHBA si të neveritshme dhe të pabaza.

“Nuk ka armë kimike në rezervat e ushtrisë ruse, siç konfirmohet nga hetimet ndërkombëtare. Është sikur Uashingtoni nuk e kupton se Rusia dhe rusët nuk mund të frikësohen nga vendimet e tyre. SHBA përpiqet të frikësojë partnerët rusë dhe të shënjestrojë kompanitë kombëtare të teknologjisë së lartë, të transportit dhe të energjisë, me synim ‘eliminimin’ e konkurrencës nga tregu”, thotë Anatoly Antonov, Ambasador i Rusisë në SHBA .

Nëse përdorimi i armëve kimike mohohet nga Kremlini, përdorimi i raketave balistike është një fakt i ditur. Reuters raporton për sulme me raketa balistike në portin e Odesës, ku si pasojë janë plagosur 14 persona.

Ky është sulmi i tretë me raketa ndaj Odesës në vetëm dy ditë, bëjnë të ditur zyrtarët lokal të Odesës.

“Ambicia e Putin për të marrë Odesën ka alarmuar perëndimorët dhe vendet fqinje të Rusisë. Qyteti kufitar Narva në Estoni mund të jetë targeti i radhës i Putinit për ta destabilizuar”, citon Wall Street Journal.

Narva sipas Putin është një tokë ruse dhe si rrjedhojë i përket Rusisë. Gjuha e tretë më e përdorur është ajo ruse. Qytetarët janë në panik dhe po përgatiten për më të keqen.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

PAMJE RRËQETHËSE/ Babai “shembet” në gjunjë kur trupi i djalit të tij, nxirret nga rrënojat e sulmit rus në Kiev

Forcat ruse kryen një nga sulmet më vdekjeprurëse që nga fillimi i pushtimit në vitin…

5 minuta ago

Prapaskenat/ Spiunë, dronë dhe IA… Si e kreu Izraeli sulmin që tronditi Iranin?!

Izraeli e ka tronditur Iranin javën e kaluar në momentin që ka nisur një operacion…

1 orë ago

Mediat shtetërore iraniane publikojnë një video ku shfaqet dora duke përkëdhelur bombën atomike

Media shtetërore iraniane ka postuar një video në rrjetet sociale që tregon një dorë që…

1 orë ago

Kush është Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe sa e fuqishme është familja e tij?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka hedhur poshtë planin e Izraelit për të vrarë udhëheqësin…

12 orë ago

Macron: Nëse ndryshon regjimi në Iran, Lindja e Mesme do të zhytet në kaos

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se çdo përpjekje për ndryshim regjimi në Iran përmes…

13 orë ago

Trump mbledh Këshillin e Sigurisë, mediat parashikojnë që SHBA t’i bashkohet sulmeve ndaj Iranit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump po zhvillon një takim me këshillin e sigurisë…

16 orë ago