Një 30-vjeçar është vënë në pranga si i dyshuar për grabitjen e një makine në qytetin e Durrësit.
Leonard Fjerza e ka vjedhur mjetin në 8 gusht dhe është larguar në drejtim të Lezhës. Një ditë më parë, në 11 gusht, makina u identifikua nga policia në në aksin rrugor Thumanë-Milot, pranë fshatit Gjormë.
I riu, pasi tentoi t’i devijohej policisë, doli nga mjeti dhe u arratis në këmbë. Pas arratisë, i riu u vu në pranga këtë të shtunë.
Dyshohet se gjatë kësaj vere, Fjerza ka kryer disa vjedhje të tjera. Në 8 gusht, ai ka vjedhur në një lokal, më datë 25 qershor ka vjedhur në një farmaci dhe në datën 6 ka tentuar të vjedhë në një biznes. Policia njofton se vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas./Tch/
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…