FOTO&VIDEO

Shqiptarët fshehin kokainën në pyll, iu ha derri i egër

Një derr i egër ka shkatërruar thuajse 20 mijë euro kokainë që ishte fshehur në pyll nga një italian dhe tre shqiptarë.

Policia e cila ishte duke i përgjuar tre personat ka dëgjuar që po ankoheshin të tërbuar se kishin humbur lëndën narkotike pasi paketimi që kishin përdorur nuk kishte mjaftuar për ta mbrojtur atë nga derri.

Sipas autoriteteve italiane, katër personat kishin një rrjet shpërndarje droge në Areco dhe Siena. Trafikantët përdornin emra të koduar për drogën, duke e quajtur “aperitiv”, “prosecco”, “verë” dhe “kafe”.

Sipas mediave italiane, ata kishin thuajse një vit që vepronin në atë zonë dhe shisnin kokainë për rreth 100 euro grami. Dy prej tyre janë dërguar në burg, ndërsa dy të tjerët në arrest shtëpie. Sipas “Il Tirreno”, hetimet nisën pasi një 21-vjeçar shqiptar u gjet i vrarë në maj të vitit të kaluar.

Ndërkohë nuk ka asnjë raportim se çfarë ka ndodhur me derrin e egër. Miliona kafshë të tilla mendohet se jetojnë në Itali, çka është bërë problem për fermerët të cilët i kanë bërë peticion Qeverisë për të ndërhyjë për t’i pakësuar. Ata fajësohen gjithashtu për mijëra aksidente me makinë dhe prishjen e të korrave, sidomos në vreshtari.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago