LAJME

“Shqiptaret ndër më të suksesshmet”, rrëfimi i rrallë i eskortës në Dubai: Marrim 2 mijë euro n’orë

Enea, një 28-vjeçar italian që ushtron profesionin e eskortës tregoi se ofertat më të larta vijnë nga Dubai. Sipas tij meshkujt që punojnë si zhigolo në Dubai marrin rreth 2 mijë euro në orë.

“Ka kërkesa edhe në Dubai, çmimet janë shumë të larta. Kam njohur disa zhigolo që punojnë vetëm në Dubai, çmimi në orë është mbi 2 mijë euro. Janë italianë ose lindorë”, tha Enea. Enea zgjodhi ta cilësonte veten si një eskort, pasi sipas tij ai nuk ndan vetëm kohë për marrëdhënie me seksuale me klientët, por edhe i shoqëron ata.

Për sa i përket gjetjes së kontakteve, ai tha se kryesisht punohet përmes rrjeteve sociale, por edhe faqeve të veçanta online, ku vendos fotot dhe përshkrimin dhe janë klientët që të kontaktojnë. “Ka shumë rrjete sociale, por ka dhe faqe interneti ku hedhim fotot tona, emrin artistik, vëmë ndonjë përshkrim të vogël”, tha ai.

Eskortë prej 7 vjetësh i riu italian rrëfeu në emisionin ‘Real People’ se njeh shumë vajza e djem shqiptarë që bëjnë të njëjtën punë si ai dhe janë shumë të suksesshëm.

Ai tregoi se shumë prej tyre e marrin në telefon për t’i kërkuar këshilla për këtë profesion.

“Kam takuar djem dhe vajza shqiptare që bëjnë këtë profesion dhe janë shumë të suksesshëm. Madje, janë shumë të kërkuar në ditët e sotme. Në Itali janë të kërkuar nga kultura dhe mënyra e sjelljes, e veprimit, e veshjes, e ndjekjes së modës. Jeni më miqësorë, arrimi të hapni biseda me të gjithë”, u shpreh i riu./albeu.com


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

4 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

11 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

15 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

17 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago