LAJME

Shqiptarja bën historinë, dekorohet nga Mbreti Charles me urdhin e perandorisë: Nder për mua

Remzije Zeka Sherifi është gazetarja shqiptare që i ka bërë të gjithë krenarë në Angli. Ajo është vlerësuar nga Mbreti Charles për kontributin e saj ndër vite.

Remzija është dekoruar me urdhrin e perandorisë britanike për ndihmën që ka dhënë për emigrantët. Kështu ajo ka bërë edhe historinë, pasi është hera e parë që një shqiptare merr një vlerësim të tillë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, gazetarja ndau emocionet e këtij momenti.

“Kjo dekoratë është privilegj për mua. E ndjej si nder për kombin dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Shpërblimi ose titujt jepen dy herë në vit, me rastin e Mbretëreshës së ndjerë dhe në fillim të vitit të ri. Nominimi është prej njerëzve, prej rrethit, prej institucioneve me të cilat dhe ke bashkëpunuar. Domethënë është një grup qytetarët që të nominojnë, nuk është vetëm një person që e bën nominimin për ju. Me thënë të drejtën nuk e di ende se kush janë ata që më kanë nominuar. Janë një rreth i gjerë që unë njoh dhe nuk e di.

Kam mëse dy vite që është propozuar ajo marrëdhëveshja mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës për t’i dërguar azilkërkuesit porsa të arrijnë në Angli, për t’i dërguar për të aplikuar dhe prirë për procesin e aplikimit në një shtet që nuk gëzon reputacion dhe nuk ka liri të plotë për të drejtat parësore të qytetarëve.

Ky nominim për mua ka qenë dhe dëshmuar se edhe ne jemi Europë, edhe ne kemi kualitet dhe cilësi. Kontribuojmë pavarësisht gravimeve si shtet dhe japim kontributin tonë maksimalisht aty ku jetojmë dhe punojmë. Edhe një herë është nder për të gjithë Shqiptarinë, në momentin që ka arritur lajmi për dekorimin tim”, u shpreh ndër të tjera Remzija.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

5 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago