FOTO&VIDEO

Shqiptari bëhet heroi i ditës në Greqi: Rrezikon jetën, shpëton 2 fëmijë nga mbytja

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë personazhi i ditës në mediat e vendit fqinj pasi shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në një zonë të rrezikshme të lumit. Levian Goga, 41 vjeç, ndërhyri pa hezitim kur dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe, megjithëse theu këmbën gjatë përpjekjes, arriti të nxjerrë nga uji dy fëmijët e mitur që rrezikonin jetën.

Sipas “Protothema.gr”, incidenti ndodhi në zonën e Neokorit të Artës, pranë një ure ku rrjedha e lumit bëhet veçanërisht e rrezikshme për shkak të thellësisë që arrin deri në nëntë metra dhe vorbullave të fuqishme. Notimi në këtë pjesë të lumit është tepër e vështirë dhe për notarët profesionist.

“Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motor dhe bërtiti ‘ndihmë, dy fëmijë po mbyten në lumë!’ Pa menduar dy herë, vrapova. Hipa në makinë dhe shkova në vendngjarje. Kalova nëpër kallamishte, kontrollova, nuk pashë asgjë. Hipa në një varkë me disa të tjerë. U zhyta një herë, asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë, rreth tetë metra. Atje e pashë. Fëmija ishte shtrirë, i palëvizshëm, me një fytyrë të nxirë, krahë dhe këmbë të hapura. Ishte sikur të kishte vdekur. E kapa, e nxora me forcë. Dhe pastaj dëgjova se e kishin parë edhe të dytin. U zhyta përsëri, dy dhe tre herë. E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxora lart, po i rridhte gjak nga hunda dhe goja. U frikësova”, rrëfeu ai me zë të mbytur.

Levian Goga, i njohur si “Leo” në komunitetin lokal, është një emigrant nga Berati i Shqipërisë që jeton prej 24 vitesh në Greqi. Ai ka shkuar në moshën 17-vjeçare në Greqi.

“Ai bëri lloj-lloj pune, pa stabilitet, pa siguri, pa u ankuar kurrë. Ai luftoi. Ai punoi shumë. Dhe disi, me këmbënguljen dhe durimin që karakterizojnë njerëzit e qetë, ai krijoi një jetë nga e para.”- shkruajnë mediat greke.

Prej pesë vitesh, Goga jeton në Arta me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, të moshës dhjetë dhe gjashtë vjeç. Ndonëse nuk i njihte fëmijët që shpëtoi, reagimi i tij ishte instinktiv.

Related Post

“Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam qenie njerëzore. Bëra atë që do të bënte çdo baba. Po mendoj vetëm për fëmijët”, tha ai.

“Shpresoj të jetojnë”, shtoi Goga në fund, i prekur.

Incidenti, sipas banorëve, është i ngjashëm me raste të mëparshme që ndodhin kryesisht në muajt e ngrohtë, kur fëmijët frekuentojnë lumenjtë për t’u freskuar.

Sipas dëshmive nga vendngjarja, njëri nga djemtë ishte zhytur për të ndihmuar shokun e tij dhe, gjatë përpjekjes, e kishte kapur për qafe, çka u bë shkak që të dy të fundoseshin.

“Njëri tërhoqi tjetrin”, tha një dëshmitar.

Veprimi i Gogës ka fituar vëmendjen e mediave dhe mirënjohjen e komunitetit, duke rikthyer në qendër të vëmendjes vlerat themelore njerëzore.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Erdogan reagon ashpër pas sulmit izraelit ndaj Iranit: Po çoni botën në katastrofë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit izraelite ndaj…

1 orë ago

BE reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut: Serbia të respektojë procedurat ligjore

Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe,…

1 orë ago

Trump mesazh Iranit: Sulmet tjera do të jenë më brutale, bëj marrëveshje para se të jetë vonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të…

3 orë ago

Izraeli ndërtoi një bazë sekrete pranë Teheranit dhe çaktivizoi mbrojtjen ajrore të Iranit nga brenda

Anëtarët e agjencisë së inteligjencës izraelite Mossad kryen një sërë operacionesh të fshehta në territorin…

3 orë ago

Izraeli sulmon Iranin, Trump fajëson Teheranin: U dhashë disa mundësi për marrëveshje – thjesht refuzuan

Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas sulmeve të Izraelit ndaj Iranit – ku raportohet…

3 orë ago

Izraeli nuk ndalet, ofensivë të re sulmesh, raketat godasin aeroportin

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër pikë kritike, pasi Izraeli ka ndërmarrë…

3 orë ago