Julio Imeri ka mundur të bindë 4 trajnerët e The Voice Grecce me performancën e tij. I riu nga Gjirokastra, i cili tani po jeton në shtetin grek ka treguar emocionet e marra nga ky kompeticion.
“Është një momentet që do kujtohet gjatë. Emocionet ishin të shumta, jam shumë i kënaqur me reagimin e jurisë, me performancën nuk jam plotësisht i kënaqur sepse emocionet ishin mes meje dhe normalisht nuk ishte performanca ime më e mirë e mundshme por jam ndjerë jashtëzakonisht mirë sepse nuk e prisja. “- tha Julio Imeri.
Këngëtari i ri nuk e mohoi kombësinë e vet, teksa në fund të performancës i tregoi jurisë greke se ai vinte nga Shqipëria.
“Një mesazh që mund t’i them artistëve të rinj, gjeneratës time është të jenë të duruar. Kur them i duruar nënkuptoj që mos tradhtojnë veten e tyre në art, të bëjnë atë çfarë ndiejnë dhe jo atë që është trendy. Këshilla ime është të jenë të duruar, jashtëzakonisht të duruar. Ky profesion ka ulje ngritje, depresion, ankth, stres, ka gëzim ka dhe momente sprovash dhe duhet të jesh shumë i fortë të arrish atë që do”
Julio Imeri është këngëtar, performues, kompozitor dhe kantautor. Interesi i tij për muzikën nisi në moshën 14-vjeçare. Fillimisht nisi karrierën si beatmaker dhe producent duke krijuar muzikë për emra të tjerë të njohur në tregun e muzikës në Shqipëri.
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…