LAJME

Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Diamant Tema, një shkrimtar shqiptaro-turk dhe prodhues përmbajtjeje në YouTube, i cili përballet me një urdhërarresti në Turqi për dyshimet se ka bërë komente kritike ndaj Islamit në kanalin e tij në YouTube, i hodhi poshtë akuzat.

“Absolutisht nuk i fyeva. Lexova atë që shkruhet në libra. Nëse ka një fyerje, duhet pyetur se përse autoriteti fetar turk e ka lejuar këtë libër”, tha Tema për gazetarin turk Nevsin Mengu në kanalin e tij në YouTube të mërkurën. Tema tha se të gjitha vërejtjet e tij bazoheshin në studime akademike, duke përfshirë një libër mbi fjalët e profetit Muhamed që ai kishte cituar në kanalin e tij në YouTube.

“Është shumë gabim që ministri i Drejtësisë më gjykoi pa një çështje apo një seancë gjyqësore”, tha Tema në përgjigje të njoftimit të ministrit të Drejtësisë Yilmaz Tunc.

Tunc tha të martën se për Temën është lëshuar një urdhër arresti për “nxitje të publikut për urrejtje dhe armiqësi”.

“Shprehjet provokuese, të shëmtuara dhe provokuese të përdorura në lidhje me fenë islame dhe profetin tonë të dashur, nuk janë kurrë të pranueshme”, tha Tunc në X, duke shtuar se Tema aktualisht ndodhet jashtë vendit.

Tema tha se ai është i përkatësisë etnike shqiptare dhe se emigroi në Turqi me familjen e tij kur ishte i mitur. Ai aktualisht ka kombësi turke dhe shqiptare dhe u zhvendos në Shqipëri një vit më parë.

Kanali i tij në YouTube i quajtur “Yer6” diskuton fenë, çështje filozofike dhe tema të tjera.

Ai ka rreth 1.3 milionë abonentë.

Tema tha se Tunc si ministër i Drejtësisë duhet të mbrojë edhe të drejtat e tij. “Ai është edhe ministri im i Drejtësisë, ai gjithashtu duhet të mbrojë të drejtat e mia.

Prej ditësh kam marrë kërcënime me vdekje”, i tha ai Mengu, duke vënë në dukje gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj tij në rrjetet sociale të përhapura në mënyrë të organizuar nga grupe islamike.

Më 16 qershor, në llogarinë e tij X, Tema ndau disa nga kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe disa postime ku i bëhet thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtësisë së Turqisë që ta arrestojnë atë.

Grupet e të drejtave thonë se Turqia nën presidentin Rexhep Tajip Erdogan përdor shpesh gjyqësorin për të heshtur kritikët./BIRN


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago