Veli Gjata është një nga shqiptarët që ka shprehur gatishmërinë e tij për tu ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti në Thumanë. Ai së bashku me një grup të emergjencës italiane kanë mbërritur në Thumanë dhe kanë dhënë ndihmën e tyre vullnetare.
Por sipas Gjatës në kampin ku po strehohen të dëmtuarit nga tërmeti në Thumanë, ka shumë parregullsi. Ai jeton prej 25 vitesh në Itali dhe thekson se ka hasur shumë vështirësi që kur kanë ardhur ditën e djeshme në kamp.
“Jetoj prej 25 vitesh në Itali, sa dëgjova lajmin u organizuam dhe erdhëm ktu. Janë vëllezrit tonë, sa mundësi të kemi. Nuk kam ca të them, është një tmerr i vërtetë.” tha Gjata.