LAJME

Policia përleshet me armë me grabitësit, ngjarje e rëndë në Tiranë

Tre persona të armatosur kanë tentuar që të grabisin një shtëpi në fshatin Prush të Tiranës, por plani nuk u ka shkuar sikur e kishin planifikuar. Banorët e zonës kanë lajmëruar policinë për këtë tentativë grabitjeje, ndërsa në momentin e mbërritjes ka pasur shkëmbim zjarri mes autorëve dhe punonjësve të policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:13 të mbrëmjes së 9 dhjetorit, kur 3 autorët e armatosur janë futur brenda shtëpisë së Gim Himës, për të grabitur. Teksa policia është afruar pranë banesës, ata kanë qëlluar me armë drejt efektivëve duke u rrezikuar edhe jetën. Më pas uniformat blu u janë kundërpërgjigjur me të shtëna, por autorët kanë arritur të largohen. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka persona të lënduar.

Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se autorët dyshohet se kanë tentuar që të vjedhin një automjet në shtëpinë e Himës, por nuk kanë mundur. Në banesë mësohet se kanë qenë 2 të moshuar. Autorët kur janë futur brenda të aramtosur janë prezantuar si policë. Kanë fqinjët që kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të bërtitura nga banesa.

Në momentin që autorët kanë dëgjuar fenelinat e policisë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë vrapuar dhe kanë hipur në makinë. Një prej policëve, i cili e njihte mirë zonën dhe pronarin e shtëpisë ka hapur derën e makinës së autorëve dhe ka tentuar të nxjerrë jashtë drejtuesin e mjetit. Ky i fundit, e ka shtyrë dhe polici është rrëzuar dhe makina e autorëve është larguar. Polici për fat të mirë nuk ka pësuar dëme.

Tre autorët kanë qenë me një mjet tip ‘Audi’ të bardhë dhe janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Mjeti dyshohet se është me targa të vjehdura, AA 943 SG. Policia e Tiranës, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago