Ish-kreu i Bashkisë së Nju-Jorkut, Rudy Giuliani, përjetoi një moment aspak të këndshëm këtë të diel, ku u sulmua nga një person për motive të paqarta.
Ngjarja ndodhi në një supermarket në Staten Island, ku Giuliani ndodhej së bashku me të birin, kur një punonjësi iu afrua dhe e qëlloi me shpullë nga mbrapa, duke e quajtur “ndyrësirë”
39-vjeçari u ndalua nga policia menjëherë dhe u akuzua për sulm të shkallës së dytë ndaj një personi të moshuar.
Pamjet e sigurisë filmuan të gjithë ngjarjen, me avokatin e Trump që tregon se goditja ishte aq e fortë sa rrezikoi të binte në tokë.
Një nga dëshmitarët e këtij incidenti ishte dhe shqiptarja Drita Rugova, e cila tregon se po bënte pazar në market kur pa kryebashkiakun Giuliani, të cilit i kërkoi të bënte një foto.
“Ndërsa po bëheshim gati të dilnim fotografi një burrë iu afrua zotërisë dhe e goditi nga pas, pranë qafës dhe e quajti “Ndyrësisë”. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Më erdhi shumë keq për z. Guiliani. Askush nuk meriton diçka të tillë, pavarësisht bindjeve politike”, u shpreh Drita.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…