POLITIKE

Shqiptaro-amerikani që synon të bëhet pjesë e asamblesë së New Yorkut

Marko Kepi, një i ri shqiptaro-amerikan, fillon sot fushatën për asamblenë e shtetit të New Yorkut.

Markoja, i cili ka ardhur në SHBA në moshë të vogël, i tha Zërit të Amerikës se në lagjen Staten Island, ku ai garon, ka mjaft shqiptarë por shumë prej tyre nuk regjistrohen për të votuar.

Kandidati i ri republikan thotë se shpreson që të mobilizojë këtë pjesë të votuesve në garën e vështirë që e pret.

Kepi nuk ka qenë ndonjëherë politikan, por ka punuar për fushatat e të e tjerëve.

Ai do të bëjë fushatë së pari në garën brenda partisë republikane në këtë zonë, ku tradicionalisht republikanët fitojnë ndaj demokratëve.

Marko Kepi thotë se shqiptarët janë komunitet shumicë në Staten Island, por fondet i marrin komunitetet e tjera që janë të regjistruar në zgjedhje.

Marko Kepi ka në plan të luftojë për disa çështje që i interesojnë komunitetit që ai përfaqëson.

Ai erdhi në Amerikë si shumë shqiptarë të tjerë dhe ëndrra e tij amerikane është të sjellë ndryshim, duke u futur në politikë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

7 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

11 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

11 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

20 orë ago