Shtatë kërkesa të shqiptarëve nga Lugina – kusht për pjesëmarrje në qeveri

Shaip Kamberi, bartësi i listës elektorale “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”, beson se shqiptarët duhet të jenë pjesë e procesit të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe se Serbia duthet të përmbushë “planin e tyre prej shtatë pikësh” në mënyrë që të marrë pjesë në qeverinë e re.

Ai mohon në një farë mase se kërkesat e tyre janë një lloj reciprociteti i asaj që ka Lista e Serbe në institucionet e Prishtinës, por nuk i trembet faktit që ata duan të kenë marrëdhënie të ngushta me Kosovën dhe Shqipërinë, si “shtetet” e tyre, si lidhjet “speciale” .

“Nëse qeveria i pranon kërkesat tona , vetëm atëherë do të diskutonim funksionet, dmth ministritë dhe gjëra të tjera.

“Për ne, kërkesat në lidhje me integrimin dhe arsimin dhe të gjitha problemet e tjera që ekzistojnë janë të rëndësishme”, thotë Kamberi.

Ai thekson se serbët në Kosovë nuk kanë probleme me arsimin, librat shkollorë, siç është rasti me shqiptarët në Luginën e Preshevës.

“Serbëve në Kosovë po u ofrohet integrim, dhe ne po na mohohet kjo. Pra, kërkesat tona nuk janë diçka e kodifikuar nga Kosova, por kërkesa që vijnë nga plani shtatë pikësh, d.m.th., nga programi i Qeverisë së Republikës së Serbisë të miratuar në vitin 2011, i ndryshuar më vonë në 2013 dhe 2017, që përfshin integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. përdorimi zyrtar i gjuhës, përdorimi zyrtar i flamurit kombëtar, librat shkollorë në gjuhën shqipe, programi mësimor në gjuhën shqipe, pavarësia ekonomike sa i përket projekteve lokale, njohja e diplomave nga Kosova ”, kujton ai.