Shtatë minatorë kanë pësuar lëndime në Minierën e Trepçës të mërkurën, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ka thënë Destan Kërleshi nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës.
Sipas Kërleshit, minatorët janë lënduar gjatë transportimit me ashensor të acidit sulfurik.
Acidi sulfurik, siç ka thënë Kërleshi, ishte e një sasie të madhe.
Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm.